FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bernie Sanders pezullon fushatën presidenciale

Nga VOA-

Senatori amerikan Bernie Sanders pezulloi fushatën e tij për kandidaturën demokrate, duke i hapur rrugën ish-nënpresidentit Joe Biden për t’u përballur me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 më 3 nëntor.

Në një mesazh kur deklaroi ndërprerjen e fushatës, ai falenderoi mbështetësit e tij në gjithë vendin dhe stafin e fushatës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Senatori nga Vermonti, programi progresivi i të cilit synonte t’i jepte partisë së kahje të skajshme të majtë, pati një epërsi të ndjeshme në garat e para brenda partisë në dhjetor, por shanset e tij u zbehën me shpejtësi, pasi humbi në Karolinën e Jugut në shkurt, ndërsa demokratët e moderuar mbështetën fushatën e zotit Biden.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dalja nga skena e zotit Sanders, rivali i fundit përballë zotit Biden në fushatën demokrate, ngre siparin për një betejë mes ish-nënpresidentit 77 vjeçar Biden dhe presidentit 73 vjeçar, Trump që po kërkon një mandate të dytë.

Vendimi i senatorit Sanders vjen ndërsa vendi përballet me krizën e koronavirusit që e transformoi fushatën, me disa gara paraprake të shtyra dhe disa të tjera të cilat nuk dihet ende se kur do të mbahen.

Senatori, kishte qenë nën presion për ndalur fushatën pasi zoti Biden fitoi bindshëm në garat e 17 marsit në Florida. Arizona dhe Ilinoi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?