Blendi Fevziu: Shteti shqiptar nuk ka paguar për mjekimin e Bujar Nishanit kur ishte në spital
Blendi Fevziu te emisioni i Mirela Milorit tha se “Me aq sa unë kam informacion dhe besoj që nuk jam i gabuar, pra se Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit. Një mjekim që duhet të ketë pasur shuma të mëdha, unë nuk mund të flas për atë, por që shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të tij sepse ne nuk kemi pasur shumë me gjithë historinë e Shqipërisë, ne kemi pasur 9 presidentë duke futur këtu edhe Ahmet Zogun. Shteti shqiptar, mesa di unë nuk ka paguar asgjë për mjekimin e Nishanit. Do të ishte në dinjitetin e shtetit që personalitete të tilla të larta të kenë të përfshirë edhe mjekimin. Shteti shqiptar ka paguar për mjekimin e shumë personazheve dhe ka bërë shumë mirë, kushdo që ka nevojë duhet që shteti mund të paguajë. Në këtë rast do të ishte në nderin e shtetit që të kishte paguar edhe faturat e mjekimit të pafat në një farë mënyre të Bujar Nishanit”- theksoi Fevziu.
KOHA JONË SONDAZH

