”Bomba” e Donald Lu: Arrestime në fillim të 2018. Ta hamë peshkun e madh

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu përshëndeti operacionin “Forca e Ligjit” e prezantuar nga Ministria e Brendshme dhe për herë të parë vendosi afate se kur pret rezultate nga ky operacion.

Gjatë prezantimit të operacionit “Forca e Ligjit” ku do të asistojnë edhe agjentë të FBI, Donald Lu ishte i ashpër me politikën shqiptare kur theksoi se ka lidhje me kriminelët.

“Miqtë e mi në ambasadën amerikane guxuan të më thonë se këtë konferencë duhet ta hapja me një shaka të vogël. Prandaj kam sjellë me vete një poç drite elektrike. Dhe shakaja është kjo. Përse një bahçevan mbolli një poç drite elektrike? Z. Ahmetaj ju e dini pse bahçevani e bëri një gjë të tillë? Po ju zoti Gjiknuri e dini? Bahçevani mendonte se do të mund të kishte një termocentral. Shqipëria ka përftuar energji nga nëntoka për gati 100 vite. Pusi i parë i naftës u zbulua në Patos Marinzë në 1926. Në kohën e gjyshërve tanë. Unë kam miq në Fier dhe kur udhëtoj atje shikoj shumë pakënaqësi nga njerëzit të cilët ndjejnë se kjo pasuri e gazit dhe naftës nuk shkon tek shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolegët e mi nga Uashingtoni sëbashku me këta dy ministra shkuan atje dhe thanë se si mund të ndihmojnë zhvillimin sipas të gjitha rregullave per të ndihmuar popullin shqiptarë për të përfituar maksimalisht nga kjo pasuri. Prandaj unë dua të falënderoj ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj për lidershipin e tyre në organizimin kësaj  tryeze pune sot sikurse dua të falënderoj Departamentin Amerikan të Shtetit atë te thesarit, kongresin amerikan dhe institucionin e kërkimeve gjeologjike pjesëmarrës në këtë tryezë. Pamvarisht historisë së gjate të kërkimeve për naftë dhe gaz kërkimet mbi dhe nëntokë për rezerva të tilla mbetet e pa zhvilluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompanitë amerikane shumë kohë më parë janë njohur me potencialet që ka ky vend për gaz dhe naftë por ata thonë se kuadri ligjor dhe klima e të bërit biznes i ka krijuar vështirësi për të investuar. Korrupsioni procedura burokratike me dokumentacionin apo probleme te tjera. Shpresoj shumë se prezanca e dy ministrave këtu do të adresojnë këto probleme përpara jush. Ju do të keni mbështetjen tonë në plotë dhe ne përshëndesim angazhimin tuaj për të përmirësuar kushtet për konkurueshmëri të drejë me standartet me të larta. Faleminderit”, deklaroi ai.

Ne mbyllje ka bërë një deklaratë ”bombë”, duke thënë se në muajin janar të vitit të ardhshëm priten rezultatet konkrete me arrestime të ”Peshqëve të mëdhenj”.

“Thoni ju këtu në Shqipëri që peshku i madh e ha peshkun e vogël. Por ju lutem, njëherë të vetme, ta hamë peshkun e madh”,-u shpreh ambasadori Donald Lu!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?