FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boris Johnson në spital, Meta: Shpresoj të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të tij

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas lajmit se kryeministri britanik, Boris Johnson është shtruar në spital.

“Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!

Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë! ?????” shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?