Braçe-Ahmetajt: Boll klientelizmave. Sa kompani kanë llogari në parajsat fiskale?

Në mbledhjen e komisionit të ekonomisë sot, Erion Braçe ka debatuar me Ministrin e Financave dhe të Ekonomisë Arben Ahmetaj, duke i kërkuar të dhëna se sa kompani koncesionare në Shqipëri kanë llogari në parajsat fiskale. Ministri ka thënë se do t’i publikojë së shpejti këto të dhëna, edhe pse legjislacioni shqiptar konsideron para informale ato që vijnë nga droga, krimi etj. Braçe ka akuzuar se Ministria e Financave po kryen klientelizma, ndërsa ka paralajmëruar edhe hartimin e një pakete ligjore të re për të ndryshuar disa nene. Pas publikimit të dokumenteve të “Panama Papers” mbi parajsat fiskale, rezultoi se disa nga koncesionet më të rëndësishme i janë dhënë firmave të dyshimta, si ajo e Ismail Mulletit i afërt me familjen Berisha që e kishte regjistruar kompaninë në parajsë fiskale në Zvicër.

Debati: 

Ahmetaj: Nuk ka ligj që të ndalojë origjinën e parave përveç atyre që vijnë nga terrorizmi, droga trafiqet etj, instrumenti i parajsës fiskale nuk është i ndaluar në Shqipëri. Legjislacioni shqiptar, nuk e ndalon sot që flasim, nuk ndalon pjesëmarrjen e kompanive në procese jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende
Braçe: Një sekondë, unë pyeta sa janë, sa kontrata kompanish janë regjistruar në parajsa fiskale, dua të di sa?
Ahmetaj: Ju referoni markimin, unë referoj sektorin e naftës që vinte nga parajsa fiskale.Do ja jap unë me listë edhe pse s’është detyrë e ministrisë së Financave, do ua bëjmë me dije gjithë listën për 200 e kusur koncesionet, e do tua japim. A ka ardhur koha për ligj a jo nuk e di.
Braçe: Me kë flisni ju kur negocioni me këto, jam vërtet kurioz ta di kush ju përfaqëson?
Ahmetaj: Ministria e Financave apo ekonomia nuk ka pas ndonjë koncesion si kontraktues, s’kam pas ndonjë eksperiencë koncesioni por në bazë të ligjit me përfaqësues ligjor me atë që bën ofertën.
Braçe: Shqiptarë?
Ahmetaj: Nuk e di, mund të jenë shqiptarë, amerikanë. A ka ardhur koha për një ligj, hajde ta diskutojmë … Normat e fitmit një pjesë e tyre e kanë të deklaruar në kontratë përveç kompanive të naftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

***
Braçe: Pyeta për elementin buxhetor të 5% kush do e menaxhojë. Ky është klientelizëm.
Ahmetaj: Jo ky është instrument fiskal me referencë të praktikave më të mira. Ju po thoni sikur të luajë qeveria nga mendtë e kokës.
Braçe: Pse nuk ka ndodhur?
Ahmetaj: Ka ndodhur para 2013-ës
Braçe: Pse 100 milion dollarë brenda një viti të prapambetura nuk është luajtje nga mendtë e kokës? Në kurriz të kujt?
Ahmetaj: Nuk shkelet deficiti, ti thua parlamenti do merret me 5%-shin në ligjin vjetor të buxhetit.
Brace: Prandaj do ndryshojë neni.
Ahmetaj: Jo neni mbase nuk do ndryshojë.
Braçe: Unë do bëj propozimin tim.
Ahmetaj: Mund ta bësh, unë kam sjellë praktikën më të mirë ndërkombëtare
Braçe: Edhe unë…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?