Braçe: Fajin për helmimin e nxënësve e ka bashkia. Mos akuzoni Ramën

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe u është përgjigjur akuzave të PD dhe LSI për helmimin e 60 nëxënëseve në Bulqizë.

Në një koment në Facebook, Braçe shkruan se fajin për gjendjen e shkollave e ka bashkia dhe jo qeveria.

Deklarata e plotë e Erjon Braçes në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Politika e vret te verteten, per ti ikur pergjegjesise edhe ne Bulqize! Ngjarja e rende, sot ne Bulqize, nuk ka as nevoje e as e pranon ligjerimin politik! Por nevojtaret per pushtet, Lylezim Basha e Monika Kryemadhi, nuk kane kufij!

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani, meqe une mbuloj nje zone elektorale ne dallim nga  Lylzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me duhet te bej nje sqarim: Shkollat ne njesite vendore, nga rikonstruksioni, mirmbajtja, energjia elektrike, ngrohja-deri tek drute e zjarrit, peleta kryesisht; JANE FUNKSION I PERDITSHEM I BASHKIVE!

Cilido nga ne qe ka nje zone elektorale e di kete; Nuk ka se si te mos e dije kete, vetem ne rast se nuk shkon kurre ne zonen e tij! Lylzim Basha e Monika Kryemadhi, paskan folur sot per nje sistem kriminal qe qenka instaluar edhe ne kete fushe.

Bravo! Tani dua ti pyes: Ku eshte fshehur kryetari i bashkise se Bulqizes? E keni tuajin apo jo? Eshte pergjegjesi e tij. Ai ka udhehequr rikonstruksionin e shkolles, sistemin e ngrohjes dhe eshte ai qe pergjigjet edhe per funksionimin e tij! Meqe po kerkojne pergjegjesi! Sepse kjo eshte njesoj si ajo tjetra; Drejton per kater vite me radhe sektorin minerar ne rang ministrie, Agjencine e Burimeve Natyrore, jep leje minerare skandaloze pa hesap-jo per miniera por per vrima minerare dhe, del e qan sot per keqperdorimin e burimeve te Bulqizes.

E fundit; Kontrolli per menyren se si pushteti vendor i ushtron funksionet qe i jane deleguar dhe besuar, duhet te kontrollohen nga agjencite e Qeverise,  ne menyre permanente, jo kur ndodhin ngjarje si kjo e sotmja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?