Braçe: Nuk merret pushteti në tavolinën e hashashit, or Lulziu!
Nga Erjon Braçe
Prej disa ditesh, Lulzim Basha po perpiqet me ngulm te tensionoje situaten politike ne Kuvend, me bindjen se do te bej te njejten gje ne popull.
Nje eshte qellimi:
Marrja e pushtetetit në këtë mënyrë!
Qellimi fiks po e kolovit nga budallalleku ne propagande bajate.
Sot degjova nje torollak te thoshte me bindje:
Turistët e huaj që vijnë dhe ikin nga Shqipëria, kur largohen i pyet “çfarë të bëri përshtypje në këtë vend”, hashashi- të je psi përgjigje!
Por, sot degjova edhe Lulzim Bashen, foli serish per drogen duke ju referuar raportit te Guardia di Finanza.
Lulzim Basha me kopetencen e genjeshtarit, tha pak a shume:
Mjafton te shihni numrin e parcelave te droges raportuar nga Guardia di Finanza ne 2013-en, 2016-en, per te kuptuar se Edi Rama kanabizoi vendin.
Ne te vertete faktet jane ndryshe.
Tabela ne raportin e Guardia di Finanza, eshte shume e qarte ne disa radhe;
Qershor- Korrik 2013/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 323.5 hektare, veleresohen vetem ne Lazarat 319 hektare
Qershor- Shtator 2014/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 16.20 hektare +Lazarat
Qershor- 14 Shtator 2015/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 44.7 hektare
Qershor- 15 Shtator 2016/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 213.469 hektare
15 Maj- 15 Shtator 2017/ zona e dyshuar me parcela kanabisi 1.971 hektare.
Pra, eshte shume e qarte siperfaqja e mbjelle!
As dua te permend vitet ne funksion te pergjegjesise politike duke e ndare ne tonen dhe te atyre- Olldashit te ndjere, Bashes, Nishanit, Nokes- i fundit, ne vitin 2013-te.
Fare!
Kanabisi eshte nje problem i madh kriminal dhe me te duhet te perballemi si shoqeri dhe jo parti me parti.
Eshte produkt i nje aktiviteti kriminal.
Nuk mund te jete “mundesi” per te ardhur ne pushtet.
Nese i analizon numrat eshte e qarte kjo qe po them.
Nese deri ne 2013-ten, ishte monopol i shtetit ne Lazarat-per shkak te vendimit politik per te cilin ka deshmuar Sali Berisha, atekohe kryeminister, ne 2016-ten, monopoli i Lazaratit u shpernda gjeografikisht neper Shqiperi.
Por, pa arritur kurrë sipërfaqen që kishte në zotërim në Lazarat!
Kjo ja ben muuuu ne raportin e Guardia di Finanza.
Dhe kjo eshte e verteta.
2017-ta shenon thuajse zhdukjen e kultivimit-kufizuar ne 2 hektare.
Lulzim Basha flet per renien e cmimit ne Tepelene.
Nuk e di, mbase duhet ti besoj, ai e njeh shume mire cmimin e kanabisit si tepelenas por edhe si hollandez.
Une vec karrotat mund t’i jap me cmimin e tregut.
Por me nje kusht;
Te mos i shoqeroje me caj hashashi per lehtesi!
KOHA JONË SONDAZH

