Braimllari: Minatorët meritojnë më shumë vëmendje

Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe deputeti Endrit Braimllari shprehet se LSI do t’i shkojë deri në fund çështjes së miratimit të statusit të minatorëve. I pranishëm sot në një takim të drejtuesve të LSI në Bulqizë dhe minatorëve, Braimllari tha se miratimi i statusit është detyrim për gjithë partitë politike. “Minatorët e Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë më shumë vëmendje dhe më shumë respekt për kontributin e çmuar që japin për rritjen e ekonomisë shqiptare. Ndaj miratimi i statusit për ta është një detyrim që politika e këtij vendi i ka kësaj shtrese”,- tha Braimllari.

Postimi i Braimlarrit në Facebook:

Me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe deputetin e Qarkut Dibër, Përparim Spahiu, zhvilluam takime me strukturat e LSI-së së Dibrës si dhe një bashkëbisedim me minatorët e Bulqizës, ku diskutuam për angazhimin e fuqishëm që ka marrë LSI, në veçanti deputeti Spahiu, për të miratuar sa më parë në Kuvendin e Shqipërisë Statusin e Minatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Minatorët e Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë më shumë vëmendje dhe më shumë respekt për kontributin e çmuar që japin për rritjen e ekonomisë shqiptare. Ndaj miratimi i statusit për ta është një detyrim që politika e këtij vendi i ka kësaj shtrese.

Swiss Digital Mobile Reklama

LSI është e vendosur t’i shkojë deri në fund miratimit të Statusit të Minatorit. Jemi të vendosur për tu përballur me këtë qeveri kriminale, ku qëllimi i vetëm i Kryeministrit është përkrahja e oligarkëve dhe jo njerëzve në nevojë që punojnë me ndershmëri për të nxjerrë bukën e gojës. Ky nuk është Kryeministri i shqiptarëve por i oligarkëve dhe i trafikantëve. Ndaj të gjithë duhet të zgjohemi dhe të përballemi me këtë narkotrafikant që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?