Braimllari: Një kryeministër që ka humbur ekuilibrin mendor
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braillari e cilëson kriminal projektin e qeverisë për të prishur 320 banesa në zonën e Unazës së Re.
Në një reagim në Facebook, Braimllari thotë se një vendim i tillë është kriminal dhe nuk mund të shpjegohet me logjikë e arsyeshme. Braimllari thotë se vetmja zgjidhje është që të gjithë qytetarët të ngrihen për të shpëtuar vendin nga një kryeministër që e ka marrë peng.
Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:
Arroganca e kësaj qeverie ka arritur kulmin. Kryeministri ka humbur ekuilibrin mendor dhe nuk po kupton hallet dhe shqetësimet e përditshme të qytetarëve. Prishja e më shumë se 320 shtëpi tek unaza e re tregon dhe një herë që kemi të bëjmë me një kryeministër të çekuilibruar që qytetarët e vendit të tij i trajton si kundërshtarë dhe i kundërvihet me çdo formë.
E mbushi Shqipërinë me drogë, e varfëroi Shqipërinë në ekstrem, i largoi të rinjtë nga vendi tani po i merr dhe gjënë më të shtrenjtë shtëpinë e tyre. Nuk ka transparencë nga ana e qeverisë, nuk ka konsult publike sepse bashkëqeverisja e tij nuk është me qytetarët por me krimin e organizuar dhe oligarkinë.
Qytetarët janë në mëshirë të fatit ndaj sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të shpëtuar Shqipërinë nga një kryeministër i marrë peng nga krimi i organizuar.
KOHA JONË SONDAZH

