Bujar Leskaj: Me 25 Prill, SHQIPËRIA FITON- VLORA FITON!
Politikë E Diel, 31 Janar 2021 08:23
Kudo këndojnë bekuar qoftë Vlora,
Djep i flamurit, i luftës për liri.
Kudo thërrasin: bekuar qoftë dora,
Që dolli me flamur në Shqipëri.
(Sejfulla Malëshova)
Vendosmëria dhe entusiazmi mbizotëruan në dy takimet e ndryshme që pata me anëtarët, simpatizantët e Partisë Demokratike dhe banorët e lagjeve “Lirim”, “Osman Haxhiu” dhe “Pavarësia”!
Me qytetarë vlonjatë të vendosur, besimin në fitore, angazhimin dhe organizimin e strukturave do të bëjmë të mundur fitoren e Partisë Demokratike
Në zgjedhjet e 25 prillit do të fitojë Shqipëria!
Largimi i sektit të Rilindjes tashmë është një rrugë pa kthim!
E Keqja na ka kapluar gjithandej, ndaj duhet votuar masivisht në 25 prill, për ndryshimin, të cilin e përfaqëson PD!
Diskutova për programin ekonomik të Partisë Demokratike të paraqitur nga kryetari Basha dhe u shpjegova me detaje pikat se ku qëndron suksesi dhe mundësia që ky program të realizohet në praktikë.
Dhe këto nuk janë premtime boshe, por angazhime që do bëhen realitet!
Sepse është një program që do t’i kthejë atë që Shqipërisë i ka munguar në këto tetë vite: PËRGJEGJSHMËRINË, TRANSPARENCËN dhe LLOGARIDHËNIEN!
Në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të përcaktohet se kush do të qeverisë Shqipërinë, por do të vendoset kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.
Në 25 prill nga vota jonë vendoset fundi i sektit abuziv të Rilindjes në kurriz të shqiptarëve.
Partia Demokratike në pushtet do të ndërtojë një Shqipëri që do t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve, pa paragjykuar bindjet e askujt.
Për këtë arsye ne si Parti Demokratike do të jemi shërbestarët e parë e të përkushtuar të popullit.
Në 25 prill votojmë masivisht, për t’i kthyer normalitetin atdheut.
Ne do të fitojmë për qytetarët vlonjatë, për familjet vlonjate, për Vlorën dhe Shqipërinë!
VLORA FITON- SHQIPËRIA FITON!

KOHA JONË SONDAZH