“Bularati”, Ilir Meta: Shërbimet të “hapin sytë” për provokime të tjera

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin Open të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera. Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”. ”Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.

Pjesë nga intervista e Presidentit Ilir Meta:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bularati”, Presidenti: Shërbimet të “hapin sytë”, të përgatitemi për provokime të tjera!

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emision “Open” të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera. Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”. “Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.

Intervistoi: Eni Vasili

Eni Vasili: Z. Meta, para se të flasim për marrëveshjen e detit, Bularatin, deklaratat e Kotzias etj, dua një koment të shkurtër nga ju për çështjen e Gruevskit i cili duket se ka kaluar nëpërmjet Shqipërisë për tu arratisur dhe për të kërkuar azil në Hungari. Është e konfirmuar tashmë nga policia që ka kaluar nga Hani i Hotit me një automjet me targa diplomatike që i përket ambasadës hungareze në Tiranë. Keni ndonjë koment?

Presidenti Meta: Këto janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren, autoritet që merren me ruajtjen e kufirit dhe çështjet e zbatimit të ligjit. Çfarë komenti tjetër duhet të bëjmë? Për veprimin e tij mund të them atë çfarë deklarova i pyetur në një aktivitet me mediat e rajonit pak më parë, që largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie. Pa ndërhyrë në çështjen në fjalë, sepse është një vend tjetër që ka sovranitetin dhe institucionet e tij, për një politikan të niveleve të larta, mendoj se shmangia nga drejtësia në çdo rast është e papranueshme dhe në një mënyrë është dhe pranim i fajësisë.

Eni Vasili: Z. Meta pak ditë më parë, në fund të tetorit, në Bularat nga forcat RENEA u ekzekutua Konstandinos Kacias. Ngjarja solli pështjellime të mëdha, impakt në opinionin publik në Shqipëri dhe në Greqi ka pasur shumë reagime. Në Shqipëri ka pasur thirrje raciste, ka pasur të ndaluar, tashmë persona të shpallur “non grata” nga ana e Shqipërisë. Keni ndonjë koment për këtë ngjarje?

Presidenti Meta: Unë kam mbajtur një qëndrim për ngjarjen në fjalë. Ajo që mund të them tani është se është e rëndësishme të bëhet një analizë edhe më e plotë e gjithë administrimit të një situatë të tillë, pasi duhet të përgatitemi edhe për provokime të tjera. Sepse duket që nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Kemi vazhdimisht përpjekje për të stisur probleme të paqena të raporteve shqiptaro-greke, në funksion të axhendave të ndryshme të cilat nuk i shërbejnë as paqes dhe stabilitetit në rajon, as bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe grekeve.

Eni Vasili: Përpjekje nga kush z. President? Keni informacione nga shërbimet?

Presidenti Meta: Këtë që po ju them e them me përgjegjësi të plotë. I kam paralajmëruar dhe unë shërbimet tona që të hapin sytë prej kohësh për të parandaluar situata të tilla, të cilat nuk janë rastësore dhe sporadike, por që duhen menaxhuar me shumë qetësi.

Eni Vasili:  Si u menaxhua nga institucionet shqiptare rasti në fjalë, në opinionin tuaj?

Presidenti Meta: Kjo do një analizë më të plotë. Padyshim që kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe me përpjekje për të përshkallëzuar tensione të panevojshme dhe ne duhet të jemi shumë më të qetë në retorikë, shumë më të përmbajtur dhe të vendosur në respektimin e ligjeve tona.

Eni Vasili: Shqipëria dhe Greqia janë në një proces negociatash për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Sipas jush, në këto negociata do të ndikojë kjo ngjarje?

Presidenti Meta: Kjo ngjarje nuk ka arsye se përse të ndikojë dhe duhet të mbetet një ngjarje e izoluar, por përpjekjet artificiale për të acaruar marrëdhëniet shqiptaro-greke do të vijojnë. Për ne është e rëndësishme të jemi gjithmonë të përmbajtur dhe të qetë, në mënyrë që protagonistët të mbeten të izoluar dhe të mos arrijnë qëllimet e tyre.

Eni Vasili: Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se ushtria greke refuzon të njohë kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Keni ndonjë koment për këtë deklaratë?

Presidenti Meta: Unë do të dëshiroja që të ishte një fake-news. Në rast se kjo është një deklaratë e vërtetë, kjo mua shumë nuk do të më trondiste, në kuptimin që do të isha tërësisht i papërgatitur, por sigurisht duhet të ruajmë qetësinë dhe ajo që është e rëndësishme, unë e them me bindje të plotë, që Forcat tona të Armatosura i dinë shumë mirë kufijtë e Shqipërisë. Mendoj që kjo mjafton.

Eni Vasili: Z. Meta çfarë po ndodh me marrëveshjen me Greqinë. A ka një draft të shkruar, deri tani, në dijeninë tuaj?

Presidenti Meta: Ka qenë një proces për të cilin nuk shoh ndonjë arsye që të prononcohem këtu. Për mua është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe gjithçka të kontribuojë për një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Eni Vasili: Përse nuk po ecet përpara në këtë drejtim?

Presidenti Meta: Nuk mund të jap ndonjë sqarim më tepër, pavarësisht nga audienca.

Eni Vasili: Dakord, ndërrojmë temë.  Në kontekstin e marrëdhënieve me Greqinë më vijnë dy mesazhe nga lexuesit. Një pyetje është: a duhet të vritej Kacifas, apo mund të mbetej i gjallë?

Presidenti Meta: Unë nuk jam ekspert i forcave RENEA. Së dyti, e vërteta është që ai ka qenë i përgatitur për të provokuar. Se cila kanë qenë arsyet apo motivet kjo është një çështje që i mbetet hetimit të gjithë rrethanave. Padyshim që vdekja është gjithmonë e rëndë dhe sjellë një situatë dramatike, por unë besoj dhe dua të besojë që forcat RENEA kanë bërë detyrën me përgjegjësi maksimale, pa patur qëllim eliminimin e tij.

Eni Vasili: Një qytetar tjetër shkruan: A duhet të lëvizë qeveria shqiptare për deklaratat e Kotzias? Po të kemi parasysh ne kemi ende në fuqi ligjin e luftës me Greqinë. A i bën më të rënda deklaratat ky fakt?

Presidenti Meta: Nuk besoj se duhet të trembemi nga ekzistenca e një ligji të tillë kaq absurd, i cili nuk ekziston me Italinë që sulmoi Greqinë, por ekziston si një relike e të kaluarës për të krijuar shqetësime të panevojshme dhe të pajustifikueshme.

Eni Vasili: A ka një opinion Presidenti i Republikës sesi po punon Ministria e Jashtme në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.

Presidenti Meta: Nuk mund të bëj ndonjë vlerësim të veçantë, aq më tepër që këto çështje kanë qenë dhe mbeten në proces.

Eni Vasili:  Z. President kalojmë te çështjet e tjera. Shumë shkurt te Unaza e Madhe. Në fakt ju jeni prononcuar në lidhje me këtë çështje. Keni bërë thirrje për dialog. Kujt i duhet ofruar dialogu?

Presidenti Meta: Dialog shqiptarët me shqiptarët. Ata që marrin përgjegjësinë për të çuar para projekte të tilla në emër të interesit publik dhe qytetarëve të cilët preken për shkak të këtij interesi, për të gjetur një zgjidhje sa më të drejtë dhe më të arsyeshme.

Eni Vasili:  Keni deklaruar se do të kërkoni informacion në lidhje me këtë gjë?

Presidenti Meta: Po, patjetër. Ne po përgatisim kërkesën për të gjithë institucionet për tu njohur me këtë shqetësim, që nuk mendoj se është i vogël. U bënë disa ditë që jo vetëm banorët janë të shqetësuar, ata që preken apo mund të preken, por edhe qytetarët e Tiranës, që hyjnë apo që dalin, sepse nuk është një situatë normale.

Eni Vasili: A jeni të gatshëm të merrni rolin e negociatorit mes palëve?

Presidenti Meta: Nuk besoj se kjo gjë është e nevojshme. Të dy palët duhet të tregojnë vullnet për të harmonizuar interesin publik me interesat më jetike të qytetarëve që preken.

Eni Vasili: Nëse ju kërkohet do e prisni një përfaqësi të qytetarëve?

Presidenti Meta:  Mund t’u them që dje kam kërkuar të takohem me Avokaten e Popullit që është një institucion që ka dhe përvoja të tjera në çështje të tilla. I kam kërkuar që të angazhohet më shumë në këtë drejtim dhe i kam bërë të qartë angazhimin tim për të kërkuar informacion rreth kësaj situate, sepse nuk është normale që të shohim këto pamje.

Eni Vasili: Një tjetër çështje që lidhet me Unazën e Madhe, por jo me banorët është debati për shqiponjën që u hoq nga sheshi me të njëjtin emër. “Kurrë vulgariteti nuk kishte hipur me më prepotencë në një piedestal”,- tha kryeministri . Ndërkohë që Basha ju përgjigj se “ti simbol ke kanabsin”. Mund t’ju kërkoj një koment për këtë debat?

 Presidenti Meta: Mendoj se vendi ka nevojë për një dialog më të rëndësishëm për çështje shumë më të mëdha që forcojnë institucionet në vend dhe besimin te politika, pavarësisht rolit që ka qeveria, opozita dhe gjithë institucioneve. Pastaj, po të duam të shpikim konflikte, debate, tema kjo është një gjë tjetër, apo tu vëmë nota shqiponjave, kjo nuk është fusha ime. Për mua çdo shqiponjë është shqiponjë

Eni Vasili: Çdo shqiponjë është shqiponjë…

Presidenti Meta: Po, çdo shqiponjë është shqiponjë. Njëra pak më e bukur, apo pak më.. është shqiponjë, është simboli jonë.

Eni Vasili: Duhej trajtuar në një mënyrë tjetër simboli jonë?

Presidenti Meta: Edhe nëse kjo gjë duhej të dyshohej, mendoj se duhej bërë në një mënyrë më të përmbajtur dhe më të qetë.

Eni Vasili: Dakord z. President. Publicitet dhe kthehemi për minutat e fundit….

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?