Bushati: Jemi të zhgënjyer nga qëndrimi i Athinës zyrtare
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati e cilësoi si zhgënjyes qëndrimin e Athinës zyrtare lidhur me ngjarjet në Bularat.
Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati tha se “kam pritur një qëndrim më distancuar nga ana e Athinës zyrtare, sidomos lidhur me protestën në Bularat”.
Ministri shtoi se “lista e personave që janë shpallur të padëshiruar, nuk është mbyllur ende”.
Ministri Bushati tha se për ngjarjet në Bularat ka informuar dhe ambasadorët e BE në Tiranë. “Mesazhi im sot me ambasadoret e BE ishte që ngjarjes së Bularatit nuk i duhet dhënë sfond etnik”,- tha Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

