FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati-Kotzias takohen dy herë në Rodos

Mbrëmjen e së enjts mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, janë zhvilluar dy takime në ishullin e Rodosit.

Ministri i Jashtëm shqiptar ka deklaruar para hyrjes në Konferencën e tretë për Sigurinë dhe Stabilitetin, se është bërë progres thelbësor në shumë çështje që nga takimet e fundit.

Por megjithëse janë zhvilluar brenda 24 orëve dy takime kokë më kokë, mes dy kryediplomatëve nuk dihet ende nëse marrëveshja mund të konsiderohet e përfunduar. Takimi i parë ka zgjatur më shumë se një orë dhe është zhvilluar dje në mbrëmje, kurse i dyti gjatë punimeve të konferencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime diplomatike greke kanë hedhur poshtë publikimet e ndryshme në mediat e dy vendeve për përfshirjen apo jo të çështjes çame në tryezë, duke i konsideruar të qëllimshme dhe si një pengesë për mbylljen përfundimtare të paketës së çështjeve me Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ato theksojnë gjithashtu se ka vendosmëri nga të dy palët që shumë shpejt të vijë nënshkrimi i marrëveshjes që do u japë fund konflikteve dypalëshe, të trashëguara prej dhjetëra vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?