Bushati në Spanjë, lobimin për drejtimin e OSBE në 2020

Shqipëria synon të marrë drejtimin e kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 dhe për këtë arsye ka nisur “sulmin”, diplomatik prej disa muajsh.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Malaga të Spanjës në kuadër të konferencës Mesdhetare të OSBE-së, e cila këtë herë ka si temë diskutimi “Rëndësia e Energjisë për Rritjen Ekonomike dhe Bashkëpunimin në Mesdhe”. Gjatë punimeve të kësaj konference Ministri Bushati ka zhvilluar disa takime bilaterale të cilat bëhen të ditura në njoftimin zyrtar të MEPJ. Bushati është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Griminger, më pas edhe me Ministrin e Jashtëm Sllovak Lajcak, vend ii të cilit merr presidencën e OSBE në 2019 si dhe me zv.Ministrin Italian Guglielmo Picchi vend që ka presidencën e OSBE.

Në rast se kandidatura e vendit tonë miratohet, duke filluar që nga 1 janari 2019, ne bëhemi pjesë e Trojkës (Italia 2018, Sllovakia 2019 dhe Shqipëria 2020). Synimin e Shqipërisë për të marrë kryesimin e OSBE-së e bëri të ditur Kryeministri Rama në takimin me ministrin e jashtëm Gjerman Heiko Maas në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?