Buxheti 2018/Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve: Qeveria ka rënë

PD dhe LSI është larguar nga Konferenca e Kryetareve e cila po diskuton buxhetin e 2018. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Edmond Spaho e ka mbështetur vendimin me saqrimin se për PD-në qeveria ka rënë dhe se maxhoranca ka ardhur nga zgjedhje të blera.

“Kjo maxhorancë ka rënë, ne nuk do të marrim pjesë në shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit 2018. Të krijohen kushtet për zgjedhje”, deklaroi deputeti i PD, Edmond Spaho, para se deputetët e PD dhe të LSI të largoheshin nga Konferenca e Kryetarëve, ku ndodhej edhe ministri Ahmetaj.

Deputeti Genc Pollo i tha kreut të Grupit të PS-së, Taulant Ballës se “po bojkotojmë krimin”. I vetmi reagim që ka bërë socialisti Balla ishte “se ju po bojkotoni Buxhetin dhe se për këtë do t’ju gjykojnë shqiptarët.” Ai ka urdhëruar vazhdimin e mbledhjes, prezantimin e projektit nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj me deputetët e PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?