Bylykbashi: PS ka shpartalluar KQZ-në, ka ardhur koha të humbasë zgjedhjet

Partia Demokratike akuzon mazhorancën se ka futur nën kontrollin e saj KQZ.

Deputeti, Oerd Bylykbashi, i ftuar në Ora News, deklaron se PS praktikisht ka katër anëtarë në KQZ dhe PD vetëm një.

Bylykbashi: PS ka marrë dy anëtarë, nuk i takojmë sepse praktikisht PS ka katër persona në KQZ. Kodi zgjedhor, partisë më të madhe në mazhorancë i njeh të drejtën e vetëm dy anëtarëve. Praktikisht opozita, PD, mbetet vetëm me një, duhet të ketë dy dhe nuk është fare çudi që të prishet shumë shpejt edhe ai që është mekanizmi bllokues kur ka vendimarrje që duhet të jenë me shumicë të cilësuar dhe i jep mundësinë e bllokimit minorancës. Janë shpartalluar në mënyrë të qëllimshme garancitë e KQZ. Për shumë më pak ata zotërinjtë u larguan me telefon, dhanë dorëheqjen në 2013. KQZ në këto momente gjendet përpara kësaj situate ku praktikisht PS ka shpartalluar KQZ, ka kapur një nga institucionet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po cila është rrugëdalja nga kjo situatë kur zgjedhjet lokale janë fare pranë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Bylykbashi: Propozimet gjenden, zgjidhjen gjenden. PS duhet të kuptojë se nuk mund të fitojë duke marrë çdo lloj pushteti për tu garantuar që të mos humbasë zgjedhjet. Nëse ka ardhur koha për të humbur zgjedhjet, duhet të shkojë në shtëpi, pikë. Nuk mbahet as me bandat e Shijakut, Durrësit, Vlorës, Elbasanit etj. Nuk mbahet as me paratë e korrupsionit dhe as duke përdorur me dhunë institucionet.Çfarë do të ndodhë me Kolegjin Zgjedhor, do të përdorin dhe atje vettingun që Kolegji Zgjedhor të vulosë çdo lloj vendimmarrje të kapur nga KQZ?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?