“Cakaj ka flirtuar me Beogradin. Meta nuk duhet ta dekretojë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në studion e Fax News, se uron që Presidenti të mos e dekretojë ministrin e ri të Jashtëm të propozuar nga Rama, pasi sipas tij ai nuk mund t’i përmbush pritshmëritë e shqiptarëve.

“Duhet ta themi të gjithë me zë të lartë që të parandalojmë një padrejtësi dhe fatkeqësi kombëtare që të përfaqësohemi nga dikush që është provuar se ka flirtuar me Beogradin,” – u shpreh Shehu lidhur me emërimin e ministerit të ri të jashtëm.

I pyetur për rolin e Ditmir Bushatit gjatë periudhës që ai drejtoi diplomacinë shqiptare, Shehu u shpreh se ministri Bushati është përgjegjës për disa vendime që kanë të bëjnë me diplomacinë e jashtme ku Shqipëria sipas tij ka votuar kundër aletit të madh, Amerikës. Por nga ana tjetër, Shehu i njeh meritën për qëndrimin që ka mbajtur në lidhje me ndryshimin e kufijve në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka patur një divergjencë të qartë për këtë çështje midis ministrit të jashtëm dhe kryeministrit por nuk mund të harrojmë mënyrën se si u trajtuan marrëdhëniet me Greqinë, për daljen kundër Amerikës etj”,- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti u shpreh se politika jonë e jashtme ka qenë dhe është e pozicionuar gabim sepse nuk është orientuar besueshëm dhe me vendosmëri drejt Perëndimit. Sipas tij, politika shqiptare ka qenë dhe është flirtuese me ndjesitë e vjetra Lindore dhe për Shehun kjo e pengon prespektivën e qartë europiane të vendit.

Lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni për shkak të ndryshimeve kushtetuese që pritet të ndodhin si rrjedhojë e konflikteve të këtij vendi me shtetin grek për shkak të emrit, Shehu u shpreh: “Ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni për zgjidhjen e problemeve me shtetin grek mendoj se do të realizohen me sukses sepse kjo i shërben vetë asaj por edhe shteteve të tjera në rajon”.

Lidhur me pritshmëritë që ka ai për vendimin që do të marrë Bashkimi Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë deputeti tha: “Nuk duket që do të merret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave pasi problematikat në vend dhe mos realizimi i kushteve të vendosura nga BE-ja, janë arsyet që më bëjnë të mendoj se kjo nuk do të arrihet edhe këtë vit”.

Ai shtoi se kryeministri e ka kërcënuar BE-në herë pas herë dhe e fundit ishte nga Peja kur u realizua mbledhja e dy qeverive, duke i bërë presion asaj se do të ndryshonte politika shqiptare ndaj saj për aq kohë sa kjo e fundit nuk hap negociatat.

Ai gjatë intervistës u rikthye tek tema e emërimit të Gent Cakës në krye të punëve të jashtme duke thënë se, emërimi i ministrit të ri kërcënon realisht stabilitetin e vendit pasi sipas tij, po tentohet të shkohet drejt ndryshimit të kufinjve të Kosovës gjë e cila mund të çojë në konflikte rajonale.

Ai, tha Shehu për Cakën,  mund të jetë i lexuar dhe le ta quajmë si “njeriu i vogël i librit”, por jo për një pozicion kaq të rëndësishëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?