Çelja e negociatave, Bushati: Falënderojmë Merkelin për konfirmimin e mbështetjes!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaugar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha se Gjermania ka marrë vendimin për të votuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Në një status në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, Bushati thotë të kundërtën e Bashës, ndërsa falenderon kancelaren Merkel për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë
Ditmir Bushati në Facebook
Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë. Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!
KOHA JONË SONDAZH

