Çështja ”Tahiri”, Mogherini: Duhet të shikojmë rezultat të qartë

Shefja e Politikës së Jashtme në BE-së, Frederica Mogherini nuk ka komentuar akuzat që janë ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri por u shpreh se kjo është një çështje që po trajtohet nga drejtësia.

Gazetarja Eriza Zyka e pyeti Mogherinin për raportin e BE-së që Shqipëria jo vetëm që është kthyer në një vend të prodhimit të kanabisit, por po bëhet edhe një vend kyç trafikun e heroinës drejt BE-së.

”Në komentet e mia jam shprehur se kultivimi dhe trafikimi i drogës duhet trajtuar në mënyrë serioze dhe me gjithë mbështetjen politike e agjencitë e zbatimit të ligjit. Agjencitë e zbatimit të ligjit po bashkëpunojnë me policitë në vendet e BE-së, ashtu edhe në Itali me Guardi Di Financës apo gjyqësorin italian. Është në parimin tim që të mos komentoj asnjë çështje që është në vijim, apo në gjykim. Shoh vendosmëri, vullnet politik dhe duhet që të shohim rezultate të qarta. E jo vetëm ne duam këtë gjë, por edhe qytetarët e Shqipërisë”, tha Frederica Mogherini gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?