Çudit PS: Shkrimi në gazetën më të madhe në Gjermani u sponsorizua nga opozita!
Partia Socialiste ka reaguar për një shkrim të gazetës gjermane “Bild”, ku analizohet situata e kriminalitetit në vend dhe Shqipëria cilësohet si një vend kaotik në duar gangsterësh.
Sipas deputetes Blerina Gjylameti shkrimi është i sponsorizuar nga opozita shqiptare.
“Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqipëri askush nuk beson në vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish-ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.
Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja, dhe kjo piste është nën hetim serioz, përfaqësues të opozitës duan thjeshtë dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri”,- tha Gjylahmeti.
Gazeta më e madhe gjermane “Bild”: Rama e ka kthyer Shqipërinë në shtet mafioz
KOHA JONË SONDAZH

