Damian Gjiknuri zgjohet herët në mes shiut dhe poston foto nga shoqata “Labëria”
Politikë E Enjte, 11 Shkurt 2021 09:24
Damian Gjiknuri postoi herët, këtë të enjte, foto nga një takim në Vlorë. Por siç duket prapë distancat antiCovid janë problematike, ndërkohë nuk shikojmë polici në takimin e Gjiknurit siç turret policia kur Monika Kryemadhi bën takime elektorale.
Ja se ç’shkruan Gjiknuri:
“Takim me perfaqësuesit e Shoqatës “Labëria” dega Vlorë, degët Velçë, Ramicë, Matogjin, Bashaj dhe Vërmik. Diskutuam për problematikat e infrastrukturës rrugore dhe rrjetit elektrik në krahinën e Smokthinës.
U angazhuam për të punuar intensivisht që gjatë mandatit të tretë të Partisë Socialiste të sigurohet financimi i projektit të infrastrukturës dhe kryerja e investimit.
Në takim u shpreh besimi i plotë i banorëve se pas përfundimit të rrugës së Lumit të Vlorës, qeveria e Partisë Socialiste do të shtrijë investimet edhe në fshatrat e krahinës”.

KOHA JONË SONDAZH