Dashamir Shehi: A do u dalim për zot këtyre njerëzve?

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e mbajtur në aktivitetin e opozitës për buxhetin e vitit 2019-të, ka theksuar se vendi ndodhet në një emergjencë kombëtare për shkak të largimit të të rinjve. Deputeti opozitar e konsideroi thelbësore që politika dhe opozita të merren kryesisht me këtë problem, pasi asnjë çështje tjetër nuk mund të jetë përpara kësaj prioritare.

Shehi kërkoi që të rritet paga për punëtorët në Shqipëri, pasi në të kundërt njerëzit do të kërkojnë gjithnjë të largohen drejt shteteve të tjera evropiane.

“Nëse i japim punëtorit 200 euro, ata do të ikin në të gjithë evropën, se në Gjermani po e po. Duhet të balancojmë ndryshe rrezikojmë shkatërrimin social. A do u dalim për zot? Duhet t’u japim paga më të larta doktorëve…”, tha Shehi.

Më tej, deputeti shtoi: “Le të mos bëhet dy rrugë apo një spital i ri. Me bujqësinë ka probleme e gjithë Evropa… Duhet të fokusohemi tek të rinjtë, aty duhet të jetë prioriteti”.

Dashamir Shehi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tallet me shqiptarët për bonueset që ka premtuar për lindjen e fëmijëve. Ai kërkoi që opozita të prezantojë në platformë 50 mijë lekë për çdo fëmijë deri sa mbush moshën 20 vjeç, ndërkohë që shifra duhet të rritet për fëmijët e dytë dhe të tretë.

SHKARKO APP