FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dashamir Shehi: Rama diktator, duhet të ishte në burg

Shqetësimit se Shqipëria mund të hapë dyert për të pritur refugjatet, i është bashkuar edhe deputeti Dashamir Shehi.

I ftuar ne emisionin “Politika Online” te gazetares Marsela Karapanço në gsh.al, Shehi thotë se këto janë llogaritjet propagandistike të Ramës, për tu dukur mirë në sytë e Europës, e për të përfituar favore.

“Shqipëria nuk ka as kapacitetet për këtë punë. Rrezikon shumë. Kush do ta shkatërrojë edhe këtë pak mirësi që na ka mbetur, në lidhje me fenë, në funksion që të përfitojë diçka. Ndonjë shkelje syri, kjo është gabim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Dashamir Shehi ka të tjera këshilla se si mund të merret një “PO” në fund të këtij muaji, nga Brukseli për negociatat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do zoti Rama për Europën, meqë ky bën çdo sakrificë për Europën, t’i heqë ata ministra që thotë opozita. Të marrë kryetarin e opozitës, t’i hipi avionit bashkë dhe t’i bien përqark Europës. Ky nuk bën këtë, ky thotë unë nuk e dorrëzoj Fatmirin siç dorëzova Tahirin”.

Shehi ishte kritik edhe për projektin e prishjes se Teatrit, teksa u shpreh se Rama është i fiksuar si diktator për t’i vënë qytetit fytyrën e tij, por fundin do ta ketë njësoj si të Enver Hoxhës.

“Personalisht fshihet i gjithë mania e këtij personazhi, për të qenë i fiksuar si të gjithë diktatorët. Për të qenë i fiksuar dhe nëpërmjet veprave publike. Siç bëri dhe Enver Hoxha disa shëmtira këtu në qytet. Qyteti është i të gjithëve, është gjë publike. Çdo gjë që vihet këtu, sidomos në qendër duhet t’i nënshtrohet një debati publik. Si na e dashka sipërmarrësi, kush është ky sipërmarrësi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?