FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati për “Shqiponjën”, Rama: Iu shkul flamurit prej kadrinjve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas debatit të krijuar me heqjen e “Shqiponjës”, simbol i 100-vjetorit të Pavarësisë, nga rreth-rrotullimi tek Dogana në Tiranë.

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia?”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e shtunë simboli i pavarësisë u hoq nga vendi ku qëndronte që prej nëntorit të vitit 2012, vendim ky që solli reagime dhe përplasje deklaratash në distancë mes Ramës dhe përfaqësuesve të opozitës. Dje Rama reagoi për herë të parë, ndërsa shkruante në rrjetet sociale se kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal si në rastin e “Shqiponjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Ramës dje:
Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?