Deklarata e Bashës që acaroi Vangjush Dakon

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përmendur sot nga një takimi në Manzë të Durrësit emrin e një personazhi të papërfolur me nofkën “Rrumi”.

Basha ka lënë të kuptohet se “Rumi” është një gangster me influencë në rrethinat e Durrësit, sidomos në zonën e Manzës dhe ka thënë se Vangjush Dako bashkëpunon ngushtë më të.

Pas deklaratës së Bashës, nga rrjeti social Facebook Dako ka bërë një reagim të ashpër me gjuhë fyese ndaj kreut të PD, si dhe ka deklaruar se do bëjë padi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Bashës

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Ky është realiteti i Manzës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe zhvillimet e 24 orëve të fundit sikundër zhvillimet e fundit të këtij muaji apo të këtyre viteve ka nxjerrë në pah pse ndodh kjo.

Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj.

Vendi nuk qeveriset nga një qeveri dhe një kryeministër i zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit…

Rrumi e ka ky që bënte kërcënime për zgjedhje në këtë zonë… një ushtar i Xhuxhit. Qenka në Sukth.

Pra kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin dhe Gjush Dakon dhe për bandat e tjera të Durrësit dhe Shijakut.

Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhintë, për fermerët, për të papunët, për rininë.

I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga krimi dhe kjo nga vota e qytetarëve është se si të vazhdojë të ndihmojë krimin dhe të bëjë biznes me krimin.

Ky pra është problem i të gjitha problemeve i cili ka shpërthyer si asnjëherë më parë nga skandalet e ditëve të fundit’, u shpreh Basha në Manzë.

Kjo është hera e parë që Basha përmend këtë personazh.

Siç ndodhi edhe 5 muaj më parë kur përmendi për herë të parë fisin Avdulaj dhe siç rezultoi më vonë, Basha i posedonte këto dhëna nga përgjimet dhe materialet e dosjes hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?