Deklarata e SHBA, Vasili: Pse Rama s’është i shqetësuar për krimin
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se Rama nuk është i shqetësuar fare nëse krimi i organizuar luftohet apo jo. Po ashtu Vasili pyet se “pse amerikanet janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafen?”.
Reagimi i Petrit Vasilit
Edi Rama kundër SHBA për krimin e organizuar, po pse???
Edi Rama nuk është i shqetësuar asfarë ne se krimi i organizuar luftohet apo jo.
Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet.
Bile është kriter negativ nese ai luftohet.
Ambasada amerikane deklaron sot:
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri”.
Po pse amerikanet janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafen???
Po pse e largoi??
Këtë shpjegim të qartë e shterues presin shqiptarët dhe jo imbecilët e qeverisë dhe ata mediatikë, që mekën gazit gjithë dynjanë me petullat me ujë që shkruajnë jo u dekretua jo s’u dekretua Lleshi.
Imbecilet lloj e lloj ashtu siç janë, të komisionuar bollshëm që të gjithë, sado që të spërdridhen duhet t’u thonë shqiptarëve se kë shkeli Xhafa në kallo që e bëri kryeministrin ta bëjë theror.
Sa për Lleshin po këta imbecilë le të vazhdojnë t’i bëjnë avokatinë e plehrave dhe të kafes së policëve, pra të shesin hiç-in per diç dhe mbase ja bëjnë me qejf ngaqë ngjajnë shumë me njëri tjetrin.
KOHA JONË SONDAZH

