Dekretimi i ministrave, Nishani: Çfarë kërkova në 2016 nga Gjykata Kushtetuese

Ish-presidenti Bujar Nishani në një reagim për ‘News24’ ka sqaruar edhe njëherë kërkesën që bëri në 2016-ën pranë Gjykatës Kushtetuese, së cilës iu drejtua për interpretim të kompetencave të kreut të shtetit lidhur me dekretimit të dy ministrave Milva Ekonomi e Arben Ahmetaj.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar me mosdekretimin nga presidenti Meta të Sandër Lleshit si emër i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm, Nishani ka treguar detaje nga përgjigja asokohe e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundi të bënte një interpretim të nenit 98 pika 1 e Kushtetutës.

Sipas Nishanit Kushtetuesja njoftoi në 2016-ën se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk kishte një situatë konkrete. Nishani shton më tej se Gjykata Kushtetuese pretendonte se “duhet të ishim në kushtet e mosdekretimit të ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin që ka një objekt dhe të vendosej të shqyrtohej”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një korrespondencë dhe përgjigje nga Gjykatën Kushtetuese qe gjendet ne arkivin e Presidencës. Gjykata njoftoi se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk ka një situate konkrete. D.m.th ata thonin se duhet te ishim ne kushtet e mosdekretimit te ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin qe ka një objekt dhe te vendosej te shqyrtohej. Pra ne dhomën e këshillimit ata vendosen për te mos e kaluar ne seance. Kërkesa nuk kishte fare lidhje me bërjen e dekreteve për Ikonomi Ahmetaj se ato kërkesa nuk ishin për emra konkret por kërkohej interpretim i Gjykatës Kushtetuese për ato çështjet. Ne e nisem kërkesën pas dekreteve dhe miratimit te tyre ne Parlament”, pohon për ‘News24’ ish-presidenti Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?