FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e opozitës: Të shmanget përplasja protestues-polici

Deputetët e opozitës ndodhen në zonën e ”Unazës së Re”, në krah të banorëve që po protestojnë kundër planit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka kërkuar që të shmanget përplasja protestues-polici. ”Banorët të vijojnë protestën, por të shmangin përplasjen me policët. Nuk janë policët përgjegjës për këtë situatë”, u shpreh Balliu.

Deputeti demokrat ka kërkuar gjithashtu lirimin e personave që dyshohet se janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës. Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj nuk ka pranuar të japë sqarime për gazetarët nëse ndonjë prej protestuesve është shoqëruar në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?