Deputetët e rinj te Blendi Fevziu në “Opinion”
Kujtim Gjuzi është një nga deputetët më të përfolur kohët e fundit, për deklarata dhe sjelljen e tij. Në Opinion, ai ishte këtë të martë ndërsa tregoi për karrierën politike. Ajo që bëri përshtypje ishte telefoni i tij, Vertu, që sipas tij kushtonte 7 mijë euro.
“Të jemi të kujdesëm se e kam këtu celularin. 7 mijë euro celular, Partia Konservatore e ka celularin se kam unë. Është porosi, kuq e zi. Lene se është i veçantë”, tha ai teksa u pyet dhe për orën “Atlantic” nga gazetari Enton Abilekaj.
Blendi Fevziu: Kur jeni futur në politikë?
“Ti atëherë ke qenë shumë i ri. Ishit të tronditur kur filloi revolta. Ju s’na mbani mend neve. Vetëm pranë partisë demokratike që në ditët e para të saj”
Blendi Fevziu: Dukesh sot si ushtar.
Kujtim Gjuzi: Ashtu jam si ushtar.
“Jam ekspert në fushën e ekonomisë, dhe ato që i thash guvernatorit në seancë tha Gjuzi ka të drejtë”, theksoi deputeti i ri. Sipas tij profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë”.
Ndërsa Elda Hoti, pranoi mandatin e deputetit nga LSI. Në Opinion ajo tha se që studente ka qenë pjesë e LSI, ndërsa nuk dinte se kur ishte formuar partia me të cilën mori mandatin.
“Nuk kam eksperiencë politike, pranimi të vija sot këtu kisha pak dyshime. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjja mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegur”, tha ajo, duke theksuar se ka pranuar mandatin për interesat e vendit.
Anila Basha: E dini kur është krijuar LSI?
Elda Hoti: Nuk e di kur është krijuar LSI. Puna ime e parë deputet
Blendi Fevziu: Puna e parë deputet? Urime
Anila Basha: E dini rrogën sa e keni?
Elda Hoti: E di…
Në lidhje me kërcënime pas marrjes së mandatit, ajo tha: Nuk keni patur kërcënime. Habitem që dëgjoj raste të tilla. Kam patur një komunikim miqësor me zonjën Kryemadhi. Unë nuk kam marrë gjë nga LSI, unë i kam dhënë vota LSI.
Kur Fevziu e pyeti Kujtim Gjuzin se si mendon ta rregullosh Shqipërinë. “Kur vajta deputet e lava makinën time vetë. I thash lavazhierit lëre se e laj vetë”. Kjo deklaratë e Kujtim Gjuzit në emisionin Opinion mori një duartrokitje.
Blendi Fevziu: Për këtë jepini një duartrokitje zotërisë…
Veç punës si rrobaqepës, ekonomist, në marketing ai tha se kishte qenë edhe president i një autoshkolle
“Ju thoni që kam qenë shofer në autoshkollë, kam qenë si president i kompanisë, kontrolloja instruktorët”, tha Gjuzi.
Në emision, veç orës, telefonit ai kishte dhe një dosje të verdhë. Por çfarë kishte në atë dosje?
“Emrat e spiunëve që futen në kuvend”, theksoi Gjuzi./ Opinion.al
/ Opinion.al
KOHA JONË SONDAZH



