Deputetët rilindas Gjiknuri dhe Hyseni shkojnë te tregu i karrotave, bananeve e trangujve

Nga Damian Gjiknuri-

Me Adin dhe Alketin dëgjuam nga afër shitësit e tregut të fruta-perimeve në qytetin e Sarandës. Në negociatat me zotëruesin e truallit, Bashkia ka mundësuar zgjatjen e afatit të kontratës së tregut edhe me 3 vite të tjera duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre. Përveç përgjysmimit të tarifave që tregtarët i paguajnë Bashkisë, po bëhet gati projekti që mundëson ndërhyrjen për të transformuar këtë hapësirë brenda kushteve optimale për ushtrimin e aktivitetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe fill pasi vizitoi tregun e trangujve dhe karrotave, deputeti Gjiknuri shkoi në Navaricë të Finiqit. Ja se ç’shkruan Gjiknuri prapë për këtë takim: Një bashkëbisedim i sinqertë me një grup banorësh në fshatin Navaricë të Bashkisë së Finiqit. Folëm për gjendjen e infrastrukturës, investimet e pritshme në rrjetin e energjisë elektrike dhe problematika të tjera të zonës. Partia Socialiste është e vetmja alternativë që mund tu japë zgjidhje problemeve dhe të garantojë zhvillimin ekonomik për zonën #SkaKohëPërPushim #PunëJoGjumë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?