Deputetët ”shpërfillin” buxhetin, boshatisin sallën e Kuvendit

Pasi kanë përfunduar debatet e aktualitetit, ku përfshiheshin droga, ndërtimet në Himarë, greqishtja e Ramës dhe videot e Berishës, në Kuvend i ka ardhur radha diskutimit të buxhetit. Por duket se kjo temë nuk ka qenë edhe aq interesante për deputetët, të cilët kanë shpejtuar të largohen nga salla.

Aty kanë qëndruar vetëm deputetët që kanë regjistruar emrin për të diskutuar. Gjithashtu, pas kryeministrit Edi Rama, janë larguar të gjithë ministrat e kabinetit.

Kjo foto e sallës së zbrazur tregon më së miri se Parlamenti është kthyer në një sallë “talk-show” ku lajm përbëjnë vetëm akuzat e kundërakuzat dhe jo idetë apo diskutimet serioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?