Deputeti i LSI në Kavajë: Dëme kolosale, shteti të veprojë (FOTO)

Reshjet e denduara të shiut që shkaktuan përmbytje, kanë prekur edhe zonën e Kavajës. Nga aty, deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i ka bërë thirrje shtetit të veprojë pasi në fshatin Rrikaj, banorët kanë humbur banesat dhe gjënë e gjallë.

”Në Rrikaj të Kavajës, në takim me banorët e përmbytur! Situata është në kushtet e emergjencës. Humbja e gjësë së gjallë dhe dëmtimi i banesave ka shkatërruar përfundimisht ekonominë e banorëve të kësaj zone pasi e kanë të vetme mënyrë jetese. Sot më shumë se kurrë këto banorë kanë nevojë për ndihmën e shtetit”,shkruan Braimllari në facebook.

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, bën me dije se të gjitha strukturat e LSI-së janë në terren në mbështetje të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Të gjitha strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin janë pranë qytetarëve duke ofruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre”,vijon deputeti i LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?