Deputeti i PD i përgjigjet Dakos: Supa e burgut po të pret
Pas reagimit të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për deklaratat e Avdylajt, i është kundërpërgjigjur deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, duke thënë se me çorbën e hajdutërisë që ka gatuar, çorba (supa) e burgut e pret. Boçi ironizon duke thënë se edhe numrin e dosjes 339, Dako e ka të ngjashëm me burgun 313.
Postimi i plotë:
Yyyyp “Xhuxhi” (Xhixhi)
“Të na rrosh sa malet”, për diskun si dhuratë pas deklaratës sime!
Nuk ke faj, se me çorbën e hajdutërisë që ke gatuar, normal që tek Riblja Çorba të shkon gjuha e mendja. Pastaj e kupton mirë ti, se çorba (supa) e burgut po të pret!
Nuk thonë kot “mos u ha me fatin e tjetrit”, sidomos kur është dhe “superman”, se ti dhe nr e dosjes 339 e ke të ngjashëm me burgun 313.
Të them të drejtën nuk të ndihmoj dot me Crvena Jabuka-n, si shpërblim, por deri sa të shkosh tek 313-ta me 339-tën, besoj ta kam gjetur.
Po deshe haje pastaj, po deshe dëgjoje!
KOHA JONË SONDAZH

