Deputeti i PS u tregon vendin të larguarve nga LSI: Le të vijnë, por nuk do marrin poste
Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi u ka treguar vendin anëtarëve të LSI që kanë kaluar më PS. Ai thotë se janë të mirëpritur, por nuk do të marrin poste kyçe apo të jenë në krye të drejtimit të PS në degët ku afrohen.
“PS ka rreth 750 mijë vota te vetat qoftë në zgjedhjet e 2013 qoftë në zgjedhjet e 2017. Ne tentojmë t’i rritemi prapë. Po punojmë për votat tona. Janë rreth 100 e ca mijë votues të rinj. Ne pretendojmë 800 mije vota. Besojmë se me 800 mijë vota jemi të fituar në mënyre absolute. Në lidhje me largimet e ish-zyrtarëve të LSI, ata nga PS janë larguar dhe kthimi i tyre është i mirëpritur, po jo gjeneralë, kuptohet”,- tha Pëllumbi në emisionin “60 minuta” të gazetarit Arbër Hitaj në “TV SCAN”. Pavarësisht se çfarë u ka premtuar Edi Rama në bisedat private, deputetët në PS duket se nuk e shohin me sy të mirë afrimin e të larguarve nga LSI.
KOHA JONË SONDAZH

