Deputetja e LSI: Aromërat e kanabisit, trullosin ministrat e Ramës
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka hedhur akuza se qeveria ”Rama 2”, po konsideron sukses të qeverisë së kaluar, ligjin e Vullnetarizmit ku në fakt ishte propozim i 2 deputetëve të LSI-së. Mehmetaj në një postim në rrjetin social facebook, shkruan se në kundërtshim me ligjin, kur ka kaluar një vit, edhe nuk janë hartuar aktet nënligjore.
”Asfare para të llogaritura në buxhetin e shtetit për nxitjen e vullnetarizmit, meqenëse qenka edhe prioritet i qeverisë. Akoma edhe më çuditshëm, një nëpunës i ri del kundër ministrit të vjetër Klosi. Me sa duket aromërat e kanabisit dhe drogërave të tjera që trafikohen (me orientim qeveritar) kanë trullosur mendjet e qeveritarëve deri në pikën e moskuptimit të vetvetes;-shkruan deputetja e LSI-së.
Me ironi deputetja e LSI-së, shkruan se aroma e kanabisit dhe drogërave të tjera që trafikohen (me orientim qeveritar) kanë trullosur mendjet e qeveritarëve deri në pikën e moskuptimit të vetvetes.
Statusi i plotë
Haxhiqamilizmi qeveritar i rradhës nga ministria e Arsimit. Konsiderojnë sukses të qeverisë së kaluar miratimin e ligjit për Vullnetarizmin, ndërkohë që ligji ka qenë propozim i 2 deputetëve të LSI.
Në kundërshtim me ligjin janë mbi 1 vit me vonesë në hartimin e akteve nënligjore. Asfare para të llogaritura në buxhetin e shtetit për nxitjen e vullnetarizmit, meqenëse qenka edhe prioritet i qeverisë. Akoma edhe më çuditshëm, një nëpunës i ri del kundër ministrit të vjetër Klosi.
Me sa duket aromërat e kanabisit dhe drogërave të tjera që trafikohen (me orientim qeveritar) kanë trullosur mendjet e qeveritarëve deri në pikën e moskuptimit të vetvetes.
https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/posts/293384381180825
KOHA JONË SONDAZH

