Deputetja e LSI, Gjosha: Kauza jonë për të ndarë politikën nga krimi

Në Konventën e LSI-së, ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, deklaroi se kauza e LSI-së është vendosur për të ndarë politikën nga krimi. Në fjalën e saj, Gjosha u shpreh se duhet t’u rikthejmë dinjitetin fëmijëve.

Ish-ministrja e Integrimit, përmendi testin që duhet të kalojë vendi, si për Reformën në Drejtësi por mbi për anëtarësimin në BE.

”Sot ndërkombëtarët por edhe qytetarët po testojnë vendosmërinë tonë për Reformën në Drejtësi, vendosmërinë tonë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ne të gjithë në këtë tymnajë por shpeshherë edhe të vështirë për tu kutpruar, një gjë e them me bindje”,-tha Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjosha akuzoi qeverinë ”Rama” se ka humbur funksionin pasi sytë u janë errësuar përballë tepsisë dhe duart u janë lidhur nga bandat dhe krimi. Ish-Ministrja foli hapur për një front të madh opozitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Qeveria e ka humbur kredibilitetin e saj, e ka humbur funksionin e saj sepse tashmë sytë e tyre janë errësuar përballë tepsisë super të madhe dhe duart e tyre janë të lidhura nga bandat dhe krimi. LSI si një paryi e vendosur qartazi në krahun opozitar ka një detyrë madhore”,-shtoi Gjosha.

FJALA E PLOTË KLAJDA GJOSHËS:

Përshëndetje LSI nga gjithë Shqipëria. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe keni udhëtuar nga e gjithë Shqipëria për të qenë sot pjesë e kësaj Konventë të mrekullueshme e cila edhe pse organizohet në kohë zgjedhjesh sërish ka madhështinë dhe forcën e jashtëzakonshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ky të dashur miq është një nga momentet më të vështirta që po kalon vendi ynë. Fillloi me zgjedhjet e 25 qershorit ku gjithësecili prej jush është dëshmitar i blerjes së votës, i presionit të jashtëzakonshëm që ju bë gjithësecilit nga ju jush duke kërcënuar këdo për bukën e gojës, për vendin e punës, vëtëm e vetëm që vota juaj të tjetëersohej.

Unë e them me bindje të plotë se 225 mijë votat e LSI janë 225 mijë heronj që luftuan deri në sekondën e fundit që vota juaj të shkonte aty ku rrihte zemra juaj. Ka një arsye madhore pse të gjithë ne jemi sot këtu dhe kauza jonë është vetëm një. Të vendosur për të ndarë politikën nga krimi. Ky nuk është vendi për të cilën shqiptarët kanë sakrifikuar jetët e tyre. Fatkeqësisht Shqipëria nuk është vendi ku prindërit duan të rrisin fëmijët. Nuk është vendi ku rinia planifikon të ardhmen.

Çdo ditë e më shumë secilit prej nesh po I vritet shpresa dhe unë kam besim te të gjithë ju, te të gjithë ata qytetarë që janë brenda ksaj salle dhe jashtë kësaj salle se së bashku nuk do të lëmë vendin të shkojë drejt humnerës. Kam besim te të gjitha nënat që me instiktin e tyre mbrojtës që i karakterizon dot të ngrenë zërin përballë gjithë kësaj padrejtësie dhe nuk do të lejojnë kurrë që e ardhmja e fëmijëve të tyre të ngrihet mbi drogën dhe krimin. Kam besim te rinia e Lëvizjes Socialiste për Integrim se rinia shqiptare se do të marri fatin e vendit në dorë për ti dhënë një fytyrë tjetër politikës shqiptare atë atë imazh që ajo meriton.

Sot të gjithë ne jemi vënë përpara një testi, partitë politike janë përpara një testi për të treguar integritetin dhe vlerat që duhet të ketë shoqëria shqiptare. Sot ndërkombëtarët por edhe qytetarët po testojnë vendosmërinë tonë për Reformën në Drejtësi, vendosmërinë tonë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ne të gjithë në këtë tymnajë por shpeshherë edhe të vështirë për tu kutpruar, një gjë e them me bindje.

Qeveria e ka humbur kredibilitetin e saj, e ka humbur funksionin e saj sepse tashmë sytë e tyre janë errësuar përballë tepsisë super të madhe dhe duart e tyre janë të lidhura nga bandat dhe krimi. LSI si një paryi e vendosur qartazi në krahun opozitar ka një detyrë madhore.

Ti rikthejmë dinjitetin shqiptatëve. Ti rikthejmë dinjitetin fëmijëve tanë dhe këtë do ta bëjmë bashkë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, që sot derë më derë për të sensibilizuar çdo qytetarë të thjeshtë që sot kërkon një mbështetje duhet ta dini se vetëm duke qenë të gjithë bashkë nuk ka qeveri që mund ti bëjë ballë forcës së qytetarëve, nuk ka qeveri që mund ti bëj ballë forcës së jashtëzakonshme që mbart Lëvizja Socialiste për Integrim. Jemi shumë krenar për të gjithë ju, jemi shumë krenar për forcën e madhe tonën.

Unë ju falenderoj nga zemra që jeni këtu, ju uroj të gjithëve suksese në këtë mision madhështor që kemi të gjithë bashkë. Misionin e opozitës shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?