Deputetja e LSI: Kjo është e vetmja qeveri pa program për rininë
Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka në seacën e Kuvendit ku diskutohej buxheti faktik ka deklaurar se qeveria “Rama” vjen me bilancin më negativ në ekonomi.
Duke renditur shifrat negative, Kërpaci thekson se qeveria “Rama” është e vetmja që nuk ka asnjë projekt për rininë dhe nuk ka dhënë asnjë qindarkë investim
Fjala e plotë e deputetes së LSI:
Të nderuar Kolegë deputetë e shumë të nderuar qytetarë,
Sot në këtë seancë ku diskutohet mbi analizën e buxhetit faktik të vitit 2016, për numra e statistika që paskan ndryshuar shumë vendin tonë në fakt duhet të kishim folur për bilancin e tonelatave të kanabisit, armëve, drograve të forta që politika kriminale e Kryeministrit ka ndihmuar të lulëzojë.
Nuk eshte me sekret tashme se kemi ne shqiperi një qeveri fasadash. Fasade, dmth që pamja e jashtme te merr me qaf po kur sheh thelbin, esencen, kupton që ska gjë për të parë.
Edhe menaxhimi i parave të shqiptarëve ka ndjekur të njëjtin rregull. Eshtë krijuar përmes medias e fjalimeve me nota poetike të KM fasada e bukur sikur këtu po bëhet punë, kur në fakt asnjë punë në interes të shqiptarëve nuk është bërë.
Duke parë realitetin por edhe duke lexuar dhe raportin e fundit të Kontrrollit të Lartë të Shtetit mbi administrimin që i ka bërë qeveria financave, është e qartë se prioritetet e qeverisë kanë qenë të shumëllojta, por vetëm rritjen e standartit të jetës së qytetarëve nuk e ka pasur prioritet.
Të nderuar qytetar, e thënë më thjeshtë për ju, do të thotë se kjo qeveri me lekët tuaja nuk ka ndërtuar shkolla, nuk ndërtuar e përmirësuar spitalet e shërbimin shëndetësor, nuk ka investuar për të hapur vende pune që ju të punësoheni e të jetoni më mirë.
Dhe mundësitë financiare aty kanë qenë, por ska qenë ky prioriteti i qeverisë.
Cfarë ka ndodhur është se me modelin financiar të rilindjes, fitimi shkon te i paligjshmi, te krimineli, te drogaxhiu.
Ama ka një gjë që ju kanë bërë dhuratë. Na e kanë bërë dhuratë të gjithëve në fakt, dhe ai është borxhi publik!
Sipas Kontrrollit të Lartë të Shtetit jemi në nivele kritike të borxhit publik dhe nëse nuk merren masa për ta çuar në nivelet e duhura ky vend rrezikon shumë.
Borxhi publik është njësoj sikur një person merr borxh. Borxhi duhet kthyer mbrapsht, edhe me interesat. Njerëzit që po na dëgjojnë tani e kuptojnë shumë mirë sa e rrezikshme është të marrin borxh në këto momente, kur nuk ka progres ekonomik, kur nuk kanë paga të larta që të paguajnë borxhin, sepse vjen banka dhe të merr shtëpinë.
Pra, në analogji me këtë rast, politika financiare e rilindjes që vazhdon e rrit borxhin publik po e lë vendin tonë peng te kreditorët nga po marrin kreditë për fasadat e tyre të shtrenjta, për sheshe, për kulla, e për të gjitha gjërat e bukura që bëjnë për të mashtruar hallexhinjtë e papunë e të pashpresë se progresi po troket në dyert e tyre dhe së shpejti dhe ata do kenë një shans për tu punësuar, për të fituar dicka më shumë, për të jetuar më mirë.
Mirëpo, o qytetarë të vendit tonë modest e me borxhe shumë, asgjë nga këto të mira nuk do vijnë, sepse edhe borxhet që janë marrë nuk janë marrë për të sjellë progres për ju por i ka çuar Kryeministri në xhepat e klientëve të qeverisë.
Zotit Kryemistër nuk i bëj thirrje sepse është e qartë tashmë që ai as nuk e kupton dot si jetojnë hallexhinjtë e këtij vendi, ai buxhetin e shtetit e shikon si mjet për të kënaqur miqtë oligarkë pranë tij.
Por i bëj thirrje të gjithë njerëzve, edhe ju kolegë deputetë të mazhorancës që nuk doni ta shikoni vendin përveçse të zhytur në krim e në drogë, të copëzuar e të shitur për të kthyer mbrapsht borxhet që po krijon kjo qeveri e papërgjegjshme, që të gjithë të reagojmë ndaj papërgjegjshmërisë së qeverisë në krijimin e këtij borxhi që do paguajnë deri në pikën e fundit të djersës e gjakut të punës së ndershme fëmijët e shqiptarëve të ndershëm për vite me radhë.
Edhe Kontrrolli i Lartë i Shtetit i thotë kësaj qeverie që ke vrarëëndrrat dhe shpresat e mijëra të rinjve duke i cënuar të drejtën për të studiuar. Ja ka thënë qartë që modeli juaj nuk është në përputhje me frymën e ligjit dhe as të praktikave më të mira perëndimore nga ky ligj është përshtatur.
Ca ti thuash më tepër kësaj qeverie?
- Arsimin e brezit të ri nuk e ka prioritet.
- Rininë, për të cilën nuk ka hapuar asnjë vend pune, nuk e ka prioritet.
- Punësimin nuk e ka fare prioritet. Vetëm ata në biznesin e drogës kanë punë në Shqipërinë që do Rilindja. Dhe ai slogani qartazi, nuk eshte per Shqiperine qe duam,po per Shqiperine qe duan KRIMINELET.
- Nuk eshte per hallexhinjte dhe njerezit me integritet, por eshte per Shqiperine qe duan oligarket.
- Nuk eshte per Rinine, eshte per Shqiperine qe duan bandat.
Zero program per rinine,zero buxhet per rinine ,ky eshte interesi 0 i qeverise.
Kryeministri ka thene ‘’ Ma jepni mua timonin e tepsise,prisni 4 vjet e do te shikoni si do te jete Shqiperia e Edi Rames.Nese do te vazhdohet me rritjen e borxhit duke e lene Shqiperine peng te kreditoret e me thellimin Akoma e me shume te lidhjeve te Kryeministrit me biznesmenet e zinj te drograve , te armeve e kushedi tjeter,me Edi Ramen kryeminister nuk ka per te ekzistuar me Shqiperia qe duam.
Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe cdo te behet eshte nje nga veprat madhore te rilindjes,manifesti politik e ideologjik i saj ate qe e ka bere Sami Frasheri.
Me Rilindasin Edi Rama, Shqiperia ka qene, eshte , por nuk do te behet, nuk do te ekzistoje.
Shqiptarët sot i ke të gjithë duke ulëritur “ Punë, Punë ,Punë” “Arsim, Arsim, Arsim”, “Jetë, Jetë, Jetë”.
Shqiptarët kanë nevojë për punë për të përballuar kostot e jetesës, kanë nevojë të arsimojnë fëmijët e tyre që të krijojnë një të ardhme më të mirë se prindërit e tyre, kanë nevojë të ketë gëzim, alegri, shpresë në jetët e tyre dhe asnjëra nga këto nuk vjen nëse nuk ka ekonomi.
Të vjen të shpërthesh nga inati kur vendi që ti pret të rritesh, të mësosh e të bëhesh një mjek, një inxhinier, një profesionist është kthyer në një vend ku pas 27 vitesh tranzicion nuk ndahet dot nga njolla e zezë që i ka ngjitur krimi dhe droga.
Dhe e vetmja rruge qe i tregon rinise dhe menyra sesi i shikon eshte si nje treg per te shitur droge.
Une kam ngritur disa shqetesime madhore per te rinjte, per nivelin e papunesise, mundesite zero, paga jombijetuese , te rinj qe po ikin, pa shprese e situaten alarmante ne vendin tone per drogen ne shkolla.
Dhe cfare pergjigje kam marre ?
Zero pergjigje,arrogance,shperfillje ashtu sic eshte edhe zero programi i kesaj keqqeverisjeje.
KOHA JONË SONDAZH

