Deputetja e LSI-së kërkon hapjen e negociatave në Sofje
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjoshaj ndodhet për një vizitë në Bullgari, ku mori pjesë në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar sot në Sofje.
Gjoshaj e vlerëson diskutim të rëndësishëm mbi zgjerimin dhe konektivitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpreson se vendet anëtare të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave, standartave dhe nën presionin e vazhdimësisë së reformave shtetndërtuese.
Postimi i Gjoshajt
Në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar sot në Sofje, nën Presidencën Bullgare. Një diskutim i rëndësishëm mbi zgjerimin dhe konektivitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot shpreha edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për vazhdimësinë e këtij proçesi në mënyrë që shtrirja e kontrollit nga BE të jetë në një nivel më të lartë. Shpresoj që vendet anëtare të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave, standartave dhe nën presionin e vazhdimësisë së reformave shtetndërtuese!

KOHA JONË SONDAZH

