Deutsche Welle: Rama shpëton kancelaren Merkel?
Media shtetërore gjerman, Deutsche Welle shkruan se qeveria shqiptare mund të shpëtojë kancelaren gjermane Angela Merkel nga kriza që ka në qeverinë e saj për çështjen e emigrantëve. Kundërshtarët e Merkel kërcënojnë qeverinë për çështjen e azilantëve. Në këtë pikë, plani që diskutohet këto ditë për një qendër emigrantësh në Shqipëri duket se është projekt që shpeton qeverinë “Merkel”
“Një marrëveshje e mundshme e Shqipërisë (për emigrantët) do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme për një relaksim në mospajtimin e brendshëm gjerman: Shqipëria do të ofronte zgjidhjen “humane”. Dhe kërkesat e sigurisë të Seehofer do të ishin sqaruar”,- shkruan radio shtetërore gjermane.
Zgjidhja do i vijë nga Shqipëria e vogël, e cila do pranojë të marrë refugjatët që vijnë nga Afrika e Jugut dhe Lindja e Mesme. DW shkruan se Shqipëria e ka provuar veten se mund të mbajë qindra e mijëra refugjatë si në rastin e luftës së Kosovës. Si shpërblim, përveç ndihmës financiare, Shqipëria merr dhe hapjen e negociatave pasi CDU e Merkel ka rezerva per qeverinë e Edi Ramës. Por përse Shqipëria? Sepse është në Mesdhe dhe emigrantët do shkarkohen në portin e Durrësit.
Në këtë mënyrë palët kënaqen të gjitha, shkruan DW, edhe BE, edhe Berlini, edhe Shqipëria. DW citon një shprehje ballkanike: Ujku është i ngopur dhe delja është e paprekur.
ARKTIKULLI NË GJERMANISHIT
Rettet Albanien Merkel den Job?
KOHA JONË SONDAZH

