Dezertimi i komandove, Mediu: Nga demotivimi. Vasili: Kriminalizim i shtetit
Dezertimi i misionit në Angli i katër komandove ka hapur një debat të ri politik. Pse-të e këtyre largimi nga misionet e Forcave të Armatosura, të udhëhequra nga Ministria e Mbrojtjes, për opozitës tregon mungesën e motivimit në FA dhe kriminalizimin e shtetit.
Ish-ministri i Mbrojtës, Fatmir Mediu e komenton dezertimin e ushtarëve si një mungesë te vëmendjes që i kushtohet Forcave të Armatosura, të një vendi anëtar të NATO-s.
”Duket se Forcat e Armatosura janë tërësisht të demotivuara dhe duhet gjetur arsyeja pse janë të demotivuara. Nëse ikin 3 ushtarë komando, që është një nga strukturat elitarë të Forcave të Armatosura, të cilat kanë marrë pjesë në misione paqeruajtëse. Kjo tregon se brenda tyre ka një mungesë shprese dhe besimi për rolin dhe për të ardhmen që ata kanë brenda Forcave të Armatosura”, u shpreh Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes për Top Channel.
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, e krahason këtë ngjarje me dezertimet e ’97-ës. Por këtë herë sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të asaj që opozita e quan “kriminalizim të shtetit”.
“Më kujton dezertimet e vitit 1997, ku dezertuan edhe me avionë. Më e pakta në këtë rast do të ishte të kishte shkarkime të rëndësishme në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, së paku si një reflektim publik, por nuk besoj se do të ndodhi”, tha Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI.
KOHA JONË SONDAZH

