Dita e 59-të e protestës tek Astiri, Balliu: Do ta mposhtin Ramën

Banorët e zonës së Unazës së Re edhe në ditën e parë të Vitit 2019 kanë vijuar me protestën e tyre duke shënuar ditën e 59-të të saj. Edhe gjatë ditës së sotme, në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

“Jam i bindur që qytetarët e bashkuar do të arrijnë të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit, nuk ka opsion tjetër. Ata do t’ja dalin që të fitojnë kauzën e tyre. Në kabinet janë mbledhur miqtë e Edi Ramës. Ai qeverinë shqiptare e ka kthyer në biznes familjar”,-tha deputeti i PD-së.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur rreth 2 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt do t’ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?