FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dogana në Qafë-Thanë ende e bllokuar, dhjetëra persona kalojnë natën jashtë

Pas skandalit në verë ku për disa ditë me rradhë mijëra shqiptarë prisnin nën pikun e vapës për në kaluar në Greqi nga dogana e Kakavijës, tani dhjetëra persona janë duke pritur në temperatura nën minus këtë herë në doganën e Qafë-Thanës.

Segmenti rrugor nga Qafë-Thana në drejtim të doganës që mban të njëjtin emër ka rezultuar një ndër akset më problematike, sa i takon bllokimit nga dëbora.

Që prej mesditës së djeshme e deri mëngjesin e sotëm në këtë aks mbetën të bllokuara disa autobusë dhe mjete të vogla, pasi era e fortë bllokonte shumë shpejt rrugën. Punën e borëpastrueseve e vështirësuan edhe disa autovetura që kishin mbetur të bllokuara dhe nuk lejonin mjetet e mirëmbajtjes të pastronin rrugën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas orëve të tëra të bllokuara vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur që rruga të hapet me një kah, ndërkohë që mjetet borëpastruese pastrojnë herë pas here rrugën pasi era e forta e rikthen shpejt borën në rrugë. Fatmirësisht nga ky bllokim nuk janë shënuar emergjenca në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?