FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dolën kundër Metës, Gjata: Anëtarët e KQZ e kanë vendin në burg

Sekretari i Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 komentoi vendimin e KQZ-së, institucion ky që shpreh kundër dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai tha se institucioni i KQZ-së po e çon vendin drejt përplasjeve. Sipas Gjatës, katër anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve kanë shpërdoruar detyrën duke shtuar se vendi i tyre është në burg.

“Qeveria thotë se s’bën do të arrestohet populli, thotë se s’bën do të votohet me 30 qershor. Të gjitha i ka bërë dhe vijon t’i bëjë këto gjëra. Si dreqin prokuroria thërret Bashën, por nuk thërret asnjë ministër. Mafia shtetërore nuk thirret në prokurori. Është një broçkull e madhe. E para KQZ është një ndërmarrje, pra një hamall i zgjedhjeve, o me Gjykatë Kushtetuese ose me revolucion ndryshohen gjërat. KQZ është në shpërdorim detyre dhe ajo katërshja do të marrë përgjegjësinë se po e çon Shqipërinë në zjarr. Janë në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Janë për burg ata që kanë marrë këtë vendim. Ne nuk kemi asgjë me ta. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Janë në shpërdorim detyre. Si ka shkel ligjin kur ka dekretin nga mbrapa. Çdo Edi Rama që hyn tek kryetari i bashkisë. Këto metoda, që po përdorë Edi Rama janë përdorur këto në demonstrata në Kosovë. Rama kundër shqiptarët po shkon drejt Milloshevicizimin e Shqipërisë. PD po shpëton demokracinë. Është e dyta herë. Ndërkombëtarët i kanë hequr mbështetjen sidomos pas përgjimeve. Do të këtë surpriza edhe nga faktori ndërkombëtar. “-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?