Dosja e Vangjush Dakos, Salianji flet me emra
PD-ja nëpërmjet deputetit demokrat Ervin Salianji, ka denoncuar me emra sot, personat e inkriminuar që janë shpërblyer me pasuri dhe poste nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. ”Përgjimet në dosjen 339 tregojnë se Vangjush Dako i ka shpërblyer me pasuri kriminelët në Durrës. Ai është peng i krimit. I vetmi ndryshim me Ramën është se për atë nuk kanë dalë ende përgjimet me kriminelët, kurse për Dakos kanë dalë, kanë dalë si i lutet kreut të bandës në Durrës për ta falenderuar për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2013”.
Pjesë nga deklarata
Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por PD provoi se Avdylajt kishin plazh privat në Durrës, kishin biznes të zgjeruar.
A e ka takuar Dako, Cinen? Si e ka marrë parkimin tek stacionin i trenit?
Si e emëroi Bert Hoxhën, person me precedentë të rëndë kriminelë, që bashkë me vëllain e tij u shpll në kërkim se dhunoi drejtuesit e PD në Durrës?
Po Rud Taullain me linjat e transportit në Durrës, si i fituan ata, mbi ç’kritere?
Rosh Qoba, drejtor i rëndësishëm i Dakos në Durrës, mbi ç’kriter është përzgjedhur?
Krimi elektoral i bën të gjithë bashkë!
Krimi elektoral duhet të ndëshkohet, Vangjush Dako duhet të arrestohet!
KOHA JONË SONDAZH

