Dritan Kaba: Një i pirë dhe i droguar si Edi Rama, na qeveris
Nga Dritan Kaba
Anëtarët e Rilindjes frymëzohen nga gjuha kriminale e Edi Ramës kundër opozitës.
Sa herë anëtarët e sektit të Rilindjes vrasin përfaqësues të opozitës me armë pa leje, policia e Rilindjes bën një komunikate ku gjithmonë viktima me autorin paskan pire bashke dhe me pas ka ndodhur vrasja për motivet e grindje së çastit.
Gjithmonë rilindësit marrin armën e vrasin opozitarët.
Kjo polici e drogës jo vetëm që fsheh qëllimet politike të dy rasteve të fundit, kur militantë të sektit, vrasin zyrtarë të opozitës, por banalizojnë ngjarjen duke fyer në mënyrën më të turpshme viktimën.
Policia këta vrasës nuk i qëllon, por i arreston, megjithëse kanë vrarë njerëz të pafajshëm.
Drejtuesit politike të policisë falsifikojnë paramendimin për vrasjen e zyrtarit lokal, të paktën në dy rastet e fundit.
Vrasësit marrin krahë jo vetëm nga rakia, por edhe nga gjuha e liderit të sektit te Rilindjes, Kryeministrit Rama.
Fjalori i tij kundër opozitës dhe opozitarëve vetëm se i frymëzon këto vrasje.
Ai është nxitësi kryesor i tyre.
Opozita duhet ta akuzoje direkt atë për këto ngjarje kriminale dhe jo t’i kalojë si ngjarje të ‘sherrit’ në kafen e fshatit.
KOHA JONË SONDAZH

