FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka: Të majtë e të djathtë do paguajnë për krizën e Ramës!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, paralajmëron se kriza e thellë politike do të krijojë dëme afatgjata për të ardhmen e vendit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Duka bën fajtore për këtë krizë mazhorancën, duke thënë se patën premtuar rritje ekonomike 4.5%, por në fakt shifrat treguan se ekonomia është rritur me 2.2%. Sipas aleatit të PD, papërgjegjshmëria politike e mazhorancës ka kosto shumë të lartë dhe nga ky vit do të paguajnë të majtë e të djathtë.

“Me një optimizëm të guximshëm, pa pasur parasysh përfundimin e investimeve të huaja si TAP-i dhe HEC-i i Devollit, në nëntorin e shkuar, mazhoranca e parashikonte rritjen ekonomike për këtë vit me 4,5%. Sot, shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave, flasin për një rritje me 2.2% për tremujorin e parë të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo diferencë e madhe midis parashikimeve dhe realitetit tregon se mazhoranca ecën pa busull në ekonomi. Të fokusuar vetëm te mbijetesa politike, e paaftë për të nxitur rritjen, për të ndihmuar bujqësinë, konkurrencën dhe për të përthithur investime të huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kriza e thellë politike në të cilën e kanë zhytur vendin, bashkë me rënien e rritjes ekonomike, do të krijojë dëme afatgjata për të ardhmen e vendit dhe përgjegjësia është vetëm e tyre. Pas 6 viteve në pushtet, pas tepsisë, timonit, kazanit apo filxhanit, nuk ka askënd tjetër për të fajësuar për këtë gjendje ekonomike dhe sociale, përveç vetë Rilindjes. Sepse politikanët mund të gënjejnë, por ekonomia nuk gënjen kurrë. Janë shifra, punë reale, investime, ose i ke ose nuk i ke!

Papërgjegjshmëria politike e mazhorancës ka kosto shumë të lartë dhe nga ky vit, do ta paguajnë të gjithë, të majtë e të djathtë, derisa vendi të kthehet në normalitetin që po i mohohet. Derisa të ketë zgjedhje të lira dhe ekonomi të ndershme!”, shkruan Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?