Dule: Rama të përgjigjet për kanabizimin e vendit

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është shprehur se kanabisi po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, ndër të tjera ka komentuar dhe takimin Bushati-Kotzias, duke uruar që të ketë zhvillime pozitive në vijim.

“Jemi në një situtatë të rënduar politike. Vendin e ka kapur një tumor që kërkon operacion të thellë. Sot duhet më shumë se kurrë të pranohen përmasat e fenomenit të kanabisit. Duhet të gjenden përgjegjësit”, ka deklaruar Vangjel Dule.

Sipas Dules, në tryezën e kryeministrit Edi Rama ndodhen disa pyetje që presin përgjigje, por ai ende nuk i ka dhënë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të themi si erdhëm deri në këto nivele. Në tavolinën e Ramës ka disa pyetje për këtë fenomen? Ai ishte tolerant a bashkëpunues Rama për këtë? Nuk kam dëgjuar qoftë edhe një fjalë nga Rama për narkotikët, drejtuar të rinjve. Ky fenomen monstruoz po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë dhe ekonomisë,” u shpreh kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?