FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Durrës/Bylykbashi ”provokon” kryesinë e PD-së

Me nisjen e analizës për humbjen e PD-së në zgjedhje, sot pati debate të forta në mbledhjen e kryesisë së partisë në degën e Durrësit. Mësohet se debatet u ndezën pas një deklarate të Oerd Bylykbashit, kreut të PD-së Durrës, i cili theksoi se demokratë janë vetëm ata që kanë votuar kryetarin, pra Bashën.

Bylykbashi u shpreh se PD-ja e Durrësit ka mbajtur shënim të gjithë ata që morën pjesë në rizgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të partisë.

“Ata janë demokratë të vërtetë”,-ka theksuar Bylykbashi. Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit regjistruan rezultatin më të ulët që ka marrë Partia Demokratike në Durrës, në 27 vite pluralizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?