DW: A dëshiron AstraZeneca ta lërë duarbosh BE?

Nga DW-

Mosmarrëveshja rreth vaksinës AstraZeneca në BE po përfshin qarqe gjithnjë e më të gjera. Çfarë fuqie ka Brukseli ndaj kompanisë farmaceutike? Dhe çfarë përmbajnë kontratat me AstraZeneca?    

Të premten e kaluar, lajmi arriti te BE: AstraZeneca do të furnizojë BE në tremujorin e parë me shumë më pak vaksina nga sa kishte premtuar – rreth 60 përqind më pak. Në shifra: në vend të 80 milion dozave, do të lëvrohen vetëm rreth 30 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i BE reagoi me zhgënjim dhe mosbesim – jo së fundi sepse kompania farmaceutike nuk mundej ose nuk do t’i shpjegonte arsyet. “Probleme në zinxhirin e furnizimit evropian” – kjo ishte gjithçka që u komunikua. Për ata që mbajnë përgjegjësi politike në BE, sipas radios gjermane Deutschlandfunk, ky është një lajm shkatërrimtar – jo vetëm përballë mutacioneve të reja të koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i Këshillit të BE Michel kërcënon me mjete ligjore

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel tashmë ka kërcënuar me hapa ligjorë. Ai nuk tha se çfarë kishte parasysh saktësisht. Stacionit Europe 1 ai i tha vetëm pritej që kompanitë farmaceutike të respektonin kontratat që kishin nënshkruar.

Për bashkëpunimin u ra dakord verën e kaluar. Detajet që përmban kontrata, publiku nuk i njeh. Komisioni i BE e mban atë nën kyç – duke iu referuar klauzolave ​​të konfidencialitetit. Parlamenti Evropian ka muaj që ka kërkuar parjen e akteve.

Një gjë është e sigurtë: sipas korrespodentit të radios Deutschlandfunk për Evropën, Peter Kapern, kontrata në parim përmban që AstraZeneca do të marrë një shumë treshifrore milionash për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit dhe për të financuar studimet. Sipas Kapern, është përcaktuar gjithashtu që AstraZeneca do të fillojë prodhimin paraprakisht, edhe nëse nuk ka ende aprovim nga BE.

Kjo do të thotë: sipas kontratës, kompania duhej të prodhonte si rezervë për BE në tremujorin e katërt të vitit 2020 dhe në tremujorin e parë të 2021. Komisioni i BE ka dyshime masive a ka ndodhur kjo me të vërtetë. Kompania farmaceutike pritet të japë informacion në një takim në Bruksel. Atëherë duhet sqaruar: ku janë dozat e vaksinës që duhet të ishin prodhuar në të vërtetë?

Ekziston një detaj më pikant në këtë kontekst: shkurtimet e dërgesave të Biontech/Pfizer padyshim që prekin të gjithë klientët që furnizohen nga fabrikat evropiane. Në rastin e AstraZeneca-s, megjithatë, pakësimi vlen vetëm për BE dhe jo për Britaninë e Madhe.

Shpronësimi i patentës si mjet presioni?

Komisioni i BE ka në plan të luftojë për vaksinën e premtuar – me pasoja potencialisht dramatike. Nga qarqet e Komisionit thuhet, për shembull, fjalë për fjalë: “Shpronësimi i patentave aktualisht nuk është një çështje për ne.” Kjo do të thotë, sipas Kapern, natyrisht pikërisht këtë: se Komisioni i BE do të ishte i gatshëm të bënte në rast nevoje pikërisht shpronësimin e patentave për vaksinën Astra Zeneca, në mënyrë që ajo të mund të prodhohet nga kompani të tjera.

Dhe një pasojë tjetër është e mundshme, e cila po qarkullon si mundësi në Parlamentin Evropian: nëse AstraZeneca preferon të furnizojë Britaninë e Madhe: a nuk duhet të shpallet me një ndalim eksporti për në Britaninë e Madhe Biontech-Pfizer?

EMA mund të vendosë të premten

Në çdo rast, Agjencia Evropiane e Medikamenteve ndoshta do të vendosë të premten për miratimin e vaksinës së AstraZeneca në BE. Kohët e fundit, Ministri Federal i Shëndetësisë Spahn njoftoi se megjithë pakësimin e kuotave, ai pret të paktën tre milion doza vaksinash nga prodhuesi Astrazeneca për Gjermaninë në shkurt. Fatkeqësisht, kjo është më pak sesa pritej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?