Edi Rama: Luli është artist!

Kryeministri Edi Rama ka replikuar deri edhe me ironi, me thumba, me vargje poetike për të disatën herë me kreun e PD, Lulzim Bashën në Kuvend, sidomos për 3 inceneratorët 400 milionë euro, për të cilat Basha e akuzoi.

“Tani e kuptuat se Luli është artist?! – tha Rama, pasi Basha ia përllogariti shumën e tre inceneratorëve jo 400 milionë euro fiks, por 385 dollarë. Këtu e gjeti rastin Rama për ta ironizuar shefin e opozitës.

“Artist! Ju kujtuat se unë tallesha, – tha Kryeministri. – Sy për sy! Me shifra në dorë dhe është artist. Unë i them “e jap dorëheqjen”, ai thotë “jo po ti s’e jep”. Ore “ti e jep?” “Jo po ti s’e jep! Se është artist! Çfar/ t’i thuash!  Nuk është për t’i thënë asgjë, se të kujton atë vargun: “Si t’ia them, t’ia the prapë shoqes Bule që po llap”. Se sido t’ia thuash, shoqja Bule prapë do llapë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk thashë se jam oratori më i mirë! Unë nuk thashë se jam orator i mirë, por nxënës që mësoj në shkolën e Faikut dhe të Nolit. Por e përsëris këto “horr, kriminel” kurrë s’i kam thënë, por nëse ndonjëherë kur fjalë e kam thënë aty me vete kur shpirti më ka dalë e kamerat e kanë nxjerrë në ballë të kazanit, epo….këtu është për t’u parë pse shpirti ka dashur të më dalë, jo se kam dahsur t’u bëj ndonjë të keqe!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka kompleksin e humbësit” thotë, ky vetëm ka fituar gjithmonë! Ky që vetëm fiton me lodrën që i kanë dhënë në dorë! dhe të kujton atë që thoshte “Kam një tren çuf-çuf-çuf, shkoj përpara, hajdeni mbrapa!”

Ku të vijnë këta të shkretë mbrapa? Ti çuf-çuf-çuf me trenin në dorë, treni nuk shkon asgjëkundi, shinat kanë ikur dhe vjen këtu e thua keni ju kompleksin e humbësit!

“E kuptoni ku jeni katandisur” thotë ai. E patë të gjithë se shifrat e shkrehura në ajër nga dritaret e trenit që bën çuf çuf çuf…Ta mbani, ta keni dhe mos hajdeni këtu të mo thoni pse ka këtu ilaritet! E mori fjalën tre herë kryetari i PD, dëgjuat ndonjë fjalë këtu për amendamentet e PD?! Unë i refuzova në mënyrën time, por ai çfarë tha?!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?